Thursday, November 21, 2013
U deh në Manchester, u zgjua në Paris(VIDEO)
Një i ri nga Oldhami i Mançesterit, pasi kaloi një natë duke pirë, në vend se të shkonte në shtëpi, shkoi në aeroport dhe udhëtoi për në Paris, ku u zgjua ditën e nesërme.
Luke Harding ishte argëtuar me miqtë e tij në një klub nate, ndërsa gjatë kthimit i kishte thënë taksistit që ta dërgonte në aeroport. Atje bleu biletën për fluturimin e fundit të asaj nate, që ishte për në Paris dhe të nesërmen u zgjua në një tualet të aeroportit Charles de Gaulle në kryeqytetin francez.
“Pas punës shkova për të pirë me miqtë, një pije solli tjetrën, pastaj shkuam në një klub nate. Atje u mërzitëm dhe u nisëm për në shtëpi, por atëherë veçmë ishim të dehur. Pasaportën e kisha me vete, ndërsa në telefonin celular mora njoftimin përmes një aplikacioni për një udhëtim të lirë drejt Parisit. Në atë moment mu duk si ide e shkëlqyer”, ka treguar 19-vjeçari.
Ekskursioni njëditor i ka kushtuar 356 euro, ndërsa taksistin e kishte bindur se ishte një mjek i ri që udhëtonte për një konferencë. Kurse për të kaluar kontrollin në aeroport dhe për t’u shtirur se nuk ishte i dehur, ishte munduar që të fliste sa më pak.
“Kur u zgjova, nuk e dija se ku ndodhesha. Pastaj mu kujtua se pata blerë biletën për në Paris. E thirra nënën dhe i thash të më priste në aeroportin e Mançesterit. Ishte bukur, por kam ngrirë (nga të ftohtit). Megjithatë, nuk pendohem. Është një tregim mjaft interesant”, ka thënë Harding.
Per te pare videon ,kliko tek reklama .
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
No comments :
Post a Comment