Thursday, November 21, 2013
Porosisin celularë,marrin vetëm kutitë.(FOTO+VIDEO)
Kompanisë "F-MOBILE", e cila merret me importimin e telefonave celularë, i ndodhi diçka e papritur: “humbja” e telefonave celularë gjatë transportit, pasi pakot e këtyre pajisjeve vijnë me materiale tjera. Për këtë “dukuri”, "F-MOBILE" e konsideron përgjegjëse kompaninë e fluturimeve, Turkish Airlines.
Fatbardh Ajvazi, menaxher i importeve në "F-MOBILE", në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se malli (telefonat celularë) i destinuar për këtë kompani është ngarkuar në Dubai nga personi i autorizuar nga kompania e tyre.
Ai ka sqaruar se fillimisht është marrë konfirmimi që malli është ngarkuar në aeroplanin e linjës Dubai-Stamboll, me ç’rast ky mall, sipas tij, pastaj është bartur në aeroplanin e linjës Stamboll-Prishtinë.
“Kemi shkuar ta kryejmë zhdoganimin e mallit, në mesin e të cilëve ka pasur telefona mobilë: IPHONE 5S, LG - Nexsus, Samsung S4... Pasi janë kryer të gjitha procedurat dhe janë kompletuar dokumentet që duhen për zhdoganim, kemi vërejtur që në pako nuk ka celularë, por gjëra të tjera të cilat neve nuk na hyjnë në punë. Pakot vëreheshin që janë hapur më herët, sepse në momentin që i kemi pranuar ishin të mbështjella me ngjitës letre. Ne dyshojmë që në Stamboll është ndryshuar malli nga personat e Turkish Airlines, duke futur në pako mallin i cili është i pavlerë për ne. Numri i AVB-së - numri i ngarkesës së mallit - është i evidentuar qysh prej nisjes. Për këtë e kemi njoftuar doganën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ndërsa është njoftuar edhe Policia e Kosovës. Ne do ta hapim rastin menjëherë, sepse jemi dëmtuar. Nuk janë në pyetje vlera të vogla të parave - pesëmijë ose dhjetëmijë euro - por shifra shumë më të larta”, tha Ajvazi për Telegrafin.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavilevci, e ka konfirmuar për Telegrafin ankesën e kompanisë "F-MOBILE".
“Është vërejtur se pakot e kompanisë 'F-MOBILE' janë hapur paraprakisht, e pastaj është vendosur një ngjitës mbi to. Ne kemi tërhequr vërejtjen dhe do të bëjmë ankesë tek kompania Turkish Airlines, sepse nuk është hera e parë që po ndodh një gjë e tillë”, ka theksuar Stavilevci.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se ky problem ka ndodhur në aeroportin “Kemal Ataturk” në Stamboll. Sipas tij, organet përgjegjëse për këtë punë do ta bëjnë verifikimin e përgjegjësve të vjedhjeve të celularëve të kompanisë "F-MOBILE", së cilës dëmi i shkaktuar do t’i kompensohet.
Per te pare videon kliko tek reklama.
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
No comments :
Post a Comment