Wednesday, November 20, 2013
Sulltanesha Hyrrem, 547 mijë euro për një ndërrim pelenash
Protagonistja e telenovelës "Sulejmani i Madhërishëm", Meryem Uzerli, është shndërruar në një figurë mjaft të dashur në të gjitha vendet ku transmetohet seriali. Ajo është shumë e kërkuar dhe imazhi i saj paguhet shtrenjtë.
Sulltanesha Hyrrem ka firmosur një kontratë nga e cila përfiton plot 547 mijë euro, në këmbim të shfaqjes në një reklamë. Produkti që flokëkuqja bukuroshe do të reklamojë janë pelenat për fëmijë.
Aktorja e famshme do të ndërrojë pelenat e një bebeje femër për disa sekonda.
Meryem Uzerli është shprehur mjaft e lumtur për këtë, duke thënë se edhe vetë pret një vajzë dhe kjo përvojë do ta ndihmojë shumë kur të lindë foshnjën.
Kliko tek reklama per te pare me shume.
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
No comments :
Post a Comment