Wednesday, November 20, 2013
Eshte ky shqiptari nga skenat ne Milano,ne hair-style ne Kosovë (FOTO+VIDEO)
Simpatik dhe me plot fantazi për pasionin e tij. Kjo është përshtypja e parë që të lë kur takon djaloshim me emrin Besar Shala, i sapo ardhur nga Italia ku e ka lënë ka kohë fushën e sfilatave, por për të qëndruar afër tyre tashmë si një Hair-Artist. Kur ne e pyesim se cila është arsyeja që e ka lënë modelizimin, ai ka shumë shpejt këtë shprehje si përgjigje “Thjesht u koncetrova te flokët më shumë”. Ai ka lindur në Prishtinë por për 15 vite ka jetuar në Itali, dhe ka 10 vjet që ushtron profesionin e parukierit duke qenë një djalosh që e duan të gjithë madje edhe personat VIP, ai shpesh herë ka stilar për evente të ndryshme flokët e Nina Senicar, një shoë girls shumë e njohur në Itali e shumë të tjerë. Besi sic e njohit të gjithë ka dalë nga një nga shkollat më të mira që quhet “La Paragina”, ku ka studiuar për këtë profesion 4 vjet, ndërsa sapo ka hapur si fillim një sallon në Prizren me emrin “Besi Hair&Make Up Stuudio”, dhe ku puna e tij ka nisur të nuhatet shumë edhe nga emrat Vip të skenës shqiptare. Me siguri pasioni i tij i madh do të shihet edhe në vazhdim pasi ai në vendlindje vjen për të treguar me punën e tij edhe stilime fokësh dhe gjëra të reja këtu, e një frizer artist të mirë si ky e me eksperincë të modës italiane do të jetë shumë i nevojshëm në Kosovë.
Per te pare me shume rreth Besar Berishes kliko tek reklama .
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
No comments :
Post a Comment