Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në orën 9 e 45 minuta në ProCredit Bank, e cila ndodhet në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Burimet e Indeksonline brenda bankës kanë deklaruar se një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë brenda duke grabitur rreth 500 euro.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, i dyshuari kishte me vete një armë të shkurtër dhe pasi që i ka grabitur parat ka ikur në drejtim të panjohur.
Flora Ahmeti, zyrtare për Informim në Policinë Rajonale në Prishtinë, ka deklaruar për Indeksonline se, Policia ka pranuar një informacion për grabitje të armatosur në një bankë e cila ndodhet në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
“Të gjitha njësitet përkatëse të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
No comments :
Post a Comment