Friday, November 15, 2013

Behgjet Pacolli dha për mbrojtjen e Ramush Haradinajt mbi 1.000.000 euro


Behgjet Pacolli ka dhënë 1.1 milionë euro për Ramush Haradinajn. Përveç kësaj, ai e ka ndihmuar atë edhe në forma tjera. Burime të Gazetës Express saktësojnë se komplet mbrojtja në Hagë i ka kushtuar Haradinajt 11 milionë euro.

Behgjet Pacolli ka dhënë 1.1 milionë euro për mbrojtjen e Ramush Haradinajt, kur ai po përballej me akuzat e Tribunalit të Hagës për krime lufte, kanë thënë burime të sigurta të Gazetës Express.

“Paratë janë dhënë në dy rata”, ka saktësuar burimi i gazetës.

Përkundër kësaj, Ramush Haradinaj është treguar mosmirënjohës ndaj Behgjet Pacollit, pasi që në një debat televiziv dy ditë më parë, ai tha se nuk ndien kurrfarë obligimi ndaj tij.

“Është e vërtetë se z. Pacolli ka dhënë para për mbrojtjen time, por unë s’ndi kurrfarë obligimi ndaj tij”, ka thënë Haradinaj.

Kjo e ka lënduar shumë Pacollin.

“Deri sot nuk i kam kërkuar as Haradinajt e as askujt që i kam ndihmuar - e që janë të shumtë - që të ndihet në obligime ndaj meje. Por gjithashtu as nuk kam pritur që ata që kanë marrë ndihmë prej meje, që të njëjtën të ma kthejnë, ashtu sic ma ka kthyer Haradinaj dhe shpura e tij”, ka deklaruar Pacolli, duke komentuar deklaratat e Haradinajt.

Por, kur filloi armiqësia me Ramush Haradinajt e Behgjet Pacollit?

Gjithçka duket se ka filluar në zgjedhjet e vitit 2009 kur në Gjakovë Ramush Haradinaj u rrezikua seriozisht nga kandidatja e AKR’së Mimoza Kusari. Duke parë se ajo mund të ngadhënjente përballë Pal Lekajt, njerë të Haradinajt, në krye me vëllanë e tij Daut Haradiaj filluan t’u sugjerojnë gjakovarëve që “mos ta votojnë njeriun e Rusisë”.

I prekur nga kjo, Behgjet Pacolli iu kishte përgjigjur atij, në një debat televiziv, në dhjetor të vitit 2009.

“Unë e kam ndihmuar financiarisht z. Haradinaj”, kishte thënë Pacolli.

Duket se edhe tash, Gjakova dhe Mimoza Kusari janë bërë sebep për vështirësimin e raporteve mes dy liderëve.

Ndryshe, sipas burimeve të Gazetës Express, Ramush Haradinaj ka shpenzuar 11 milionë euro për mbrojtjen e tij në Hagë, më shumë se secili shqiptar që u përballë me akuza të tilla nga drejtësia ndërkombëtare.


“Përveçse z. Pacolli ka dhënë 1.1 milionë euro për Haradinaj, ai e ka ndihmuar atë edhe në forma tjera”, ka thënë burimi i gazetës, duke nënkuptuar për sene me vlerë

No comments :

Post a Comment