Tuesday, November 19, 2013

Zbulohet punonësja e bankës që mashtroi me kredinë

Zbulohet identiteti i punonjeses se bankes qe mashtroi me kredine ciftin Tobli nga Kamza, pajtuar gjate emisionit “E Diela Shqiptare” ne rubriken “Shihemi ne Gjyq” dhe ndihmuar me kompensimin e shumes prej 350 mije lekesh nga ana e presidentit te “Panorama Group.

Në numrin e saj të sotem “Panorama” shkruan se si ka ndodhur e vërteta dhe deri ku ka arritur çështja, duke mësuar se në lidhje me këtë rast ka nisur një hetim nga ana e vetë bankës, ku është marrë kredia nga Rabije Tobli. 

“Bëhet fjalë për një bankë të njohur të nivelit të dytë në filialin e saj në Kamzë. Punonjësja e bankës që ka kryer mashtrimin, quhet Anila Aliaj. Ajo është kontaktuar fillimisht nga Rabija në vitin 2007, kur ajo ka marrë kredinë e parë në bankën e nivelit të dytë, në një filial që ndodhet në Kamzë. Vlera e kredisë së marrë ka qenë 500 mijë lekë të rinj”- raporton “Panorama".

No comments :

Post a Comment