Saturday, November 23, 2013
Spotify tani vlenë 4 miliardë dollarë .
Spotify tani vlen hiç më pak se 4 miliardë dollarë. Kompania online për muzikë së fundmi ka ngritur 250 milionë dollarë për financim, duke bërë që vlera e kompanisë të rritet në 4 miliardë, thuhet sipas Wall Street Journal.
Para pak kohësh Spotify kishte marrë 100 milionë dollarë tjerë financim, dhe në atë kohë vlera e kompanisë ishte 3 miliardë dollarë.
Edhe pse popullariteti i Spotify dhe të hyrat e saj janë rritur kohëve të fundit, kompania ka vazhduar të humb para.
Kjo, pasi që Spotify ka raportuar se i ka dyfishuar të hyrat në 600 milionë, mirëpo humbja e saj neto ka arritur në 77 milionë dollarë. Mirëpo, tani fondet e reja mund ta ndihmojnë kompaninë ta rrisë ekspanzionin e saj, dhe ta ulë nivelin e humbjeve neto.
Per te pare me shume rreth kesaj,dhe te ngjashme kliko tek reklama .
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
No comments :
Post a Comment