Saturday, November 16, 2013

Sa është e rrezikshme të mbash telefonin në dorë/


Jemi një shoqëri e rritur e ngrirë për shkak të të gjitha faciliteteve dhe blerjeve që shoqërojnë çdo ditë jetët tona. Megjithatë, tashmë dhe prej shumë kohësh, çdo produkt që shitet shoqërohet me një paralajmërim që normalisht duhet të tërheqë vëmendjen tonë. Për shembull, ekziston një shkrim shumë i vogël që pothuajse nuk vihet re në manualin e sigurisë së iPhone 4 të Apple: “Kur përdorni një iPhone afër trupit tuaj për thirrje zanore apo për shkëmbim të dhënash me wireless, mbajneni iPhone-in të paktën 15 mm larg trupit tuaj dhe përdorni mbajtëse telefoni që nuk përmban pjesë metalike dhe që bëjnë të mundur ruajtjen e distancës prej të paktën 15mm ndërmjet telefonit dhe trupit tuaj”, lexon paralajmërimi.

Paralajmërimet e tilla kundër mbajtjes së celularti dhe smart phone-it në një xhep afër trupit tonë ekzistojnë në të gjitha industritë. Manuali i sigurisë i telefonit Motion’s BlackBerry 9000 u tregon përdoruesve se ata mund të dhunojnë udhëzimet e Komisionit të Komunikimeve Federale (FCC) për ekspozim të energjisë së frekuencave-radio nëse e mbajnë telefonin jashtë mbajtëses dhe më afër se 2.5 cm nga trupi i tyre. Manuali i sigurisë së telefonit Motorola W180 u tregon përdoruesve që nëse pajisja është në gjendje aktive duhet mbajtur gjithmonë 3 cm larg trupit, në rast se nuk përdoret një mbajtëse telefoni e aprovuar nga kompania.

Skeptrikët e sigurisë së telefonëve celularë janë kapur pas këtyre paralajmërimeve për të aluduar se kompanitë celulare po i ekspozojnë njerëzit ndaj rrezatimeve të dëmshme në masë. “Asnjëri nuk e kupton”, thotë Devra Davis, autorja e librit të ri të titulluar ‘Disconnect: E vërteta rreth rrezatimit të telefonave celularë’, një libër që flet rreth gjërave që industritë e celularëve kanë bërë për t’i fshehur rreziqet dhe për mënyrat e ndryshme sesi mund të mbrosh familjen tënde. A nuk është thyer ligji nëse këto rreziqe nuk shpjegohen dhe janë shumë të komplikuara për njerëzit që t’i kuptojnë dhe t’i venë re?”

Përgjigja, ashtu si edhe vetë paralajmërimet, është e komplikuar dhe ka të bëjë me shqetësimet e korporatave me pajtimet lidhore po aq sa ka të bëjë edhe me shëndetin. “Kompanitë duan që ta mbrojnë ligjërish veten e tyre”, thotë Robert Cleveland Jr. një ish-zyrtar i FCC-së, i cili ka punuar për vendosjen e standardit aktual të frekuencës-radio të telefonave celularë.

Paralajmërimet që gjenden në çdo aparat celular, rrjedhin nga një procedurë e gjatë ligjore e dizenjuar për të siguruar mbrojtjen ndaj telefonave celularë. Në vitin 2001, FCC-ja publikoi një listë udhëzimesh për prodhuesit, që të gjithë celularët që shiteshin në Amerikë të përçonin një normë specifike absorbimi (SAR) prej jo më shumë se 1.6 vat/ energjie frekunce-radio për kilogram të aparatit, një standard i konsideruar si i sigurtë duke marrë parasysh njohuritë shkencore të shtetit rreth rreziqeve termale që shkaktohen nga valët e frekuencave-radio. Standardi u konsiderua si rasti më i keq i skenarit nëse konsiderohej rasti i energjisë së përçuar kur celulari transmetonte disa sinjale të ndryshme në maksimumin e fuqisë së tij, për shembull Bluetooth, wi-fi dhe thirrje zanore.

Por, testet rregullatore të FCC-së mesa duket nuk kanë dashur të simulojnë një situatë kur celulari do të ishte duke punuar në forcën e tij maksimale, ndërkohë që qëndronte në brendësi të një xhepi shumë pranë trupit apo madje në dorën e përdoruesit dhe kjo është diçka e zakonshme që ndodh përditë, nëse merret parasysh vesi i krijuar sidomos nga përdoruesit e moshës së re për të ndenjur gjatë gjithë ditës me celular në dorë. Kjo është një çështje fizike, energjia e frekuencave-radio rritet në mënyrë të egër kur distanca reduktohet. “Ekspozimi është përfundimisht i lidhur ngushtë me distancën”, thotë Cleveland.

Sipas udhëzimeve të vitit 2001 të lëshuar nga FCC-ja, testimet e pajisjeve në një konfigurim trupor do të duhet të bëhen me pajisjen e futur brenda një mbajtëseje. Nëse kompania nuk e shoqëron pajisjen me një mbajtëse, testimi duhet të bëhet nga një distancë 1,5 deri në 2,5 cm nga trupi.

“Nëse testimi bëhet brenda një mbajtëseje, duhet që edhe përdoruesi ta përdorë telefonit gjithmonë brenda një mbajtëseje”, thotë një nga zyrtarët actual të FCC-së i cili është ekspert i çështjeve të sigurisë, i cili nuk donte të identifikohej me emër. “Mesa duket, shumica e njerëzve as që janë në dijeni për këtë dhe sigurisht që gjendja është tejmase shqetësuese”. Disa telefona celularë shiten bashkë me mbajtëset përkatëse, ndërkohë që disa të tjerë përfshi edhe iPhone 4 të Apple, jo. Edhe nëse telefoni celular shitet bashkë me mbajtësin, si mund ta dijë përdoruesi që mbajtja e telefonit në mbajtëse është e rëndësishme për jetën e tij?

Një zëdhënëse e Apple, Natalie Harrison, dha një deklaratë rreth pyetjeve që u drejtuan rreth paralajmërimeve të iPhone-it. “Energjia e frekuencës-radio të përçuar nga iPhone është brenda limiteve të vendosura nga FCC-ja e Sheteteve të Bashkuara, nga Industry Canada e Kanadasë dhe nga vende të tjera gjithashtu”, tha ajo. Përfaqësuesit për Motorola-n nuk iu përgjigjën kërkesës për koment.

John Walls, një zëdhënës i CTIA, një grup tregtar që përfaqëson industrinë wireless, konfirmoi se paralajmërimet që shoqërojnë tashmë aparatët celularë kanë lindur mbas udhëzimeve të testimeve të FCC-së. “Për shkak se ata e testojnë sigurinë e aparatit celular brenda një këllëfi apo mbajtëseje, çdo referencë për udhëzime apo paralajmërime duhet të shoqërohet bashkë me detyrimin e përdorimit të mbajtëseve të autorizuara nga vetë kompania”, shkroi Walls në një e-mail drejtuar revistës “Time”.

Pra a duhet të shqetësoheni rreth faktit që e mbani telefonin celular në xhep? Përgjigjja varet ngushtësisht sesa besim keni në kërkimet shkencore që bëhen çdo vit rreth rrezikut të energjisë së frekuencave-radio. Shtetet e Bashkuara bashkë me institucione të ndryshme rregullatore ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë, kanë zbuluar se të dhënat shkencore që kemi për momentin nuk shfaqin një rrezikshmëri shumë të lartë për shëndetin për shkak të rrezatimit të emetuar nga telefonat celularë. Por këto deklarata të cilat bazohen mbi studime të gjata dhe të detajuara rreth rrezikshmërisë së sëmundjeve të ndryshme si kanceri në tru, nuk e përjashtojnë aspak mundësinë se studimet e ardhshme mund të arrijnë konkluzione të ndryshme dhe madje tragjike ndërkohë që mblidhen të dhëna të tjera të bazuara në periudha më të gjata kohore të përdorimit të përgjithshëm, gjithmonë e më shumë në rritje të telefonave celularë.

FCC-ja cilëson në faqen e saj zyrtare të internetit se studimet që lidhin ekspozimin ndaj valëve të frekuencave-radio me kancerin kanë qenë “jo përfundimtare”. Administrata e Ushqimit dhe Drogave (FDA), përgjegjësia kryesore e së cilës është monitorimi i shkencës së shëndetit të telefonave celularë, ka deklaruar se nuk mund të përjashtojë kurrsesi mundësinë e rrezikut që përbën për shëndetin përdorimi i celularëve, por nëse ky rrezik ekziston me të vërtetë, “me shumë mundësi është i vogël”. Një studim i kohëve të fundit arriti në konkluzionin se njerëzit që e përdorin celularin më shumë dhe prej një periudhe më të gjatë kohore (për shembull më shumë se 30 minuta në ditë prej 10 vjetësh) kanë një rrezik disi më të lartë për të zhvilluar disa forma të kancerit në tru, por studimi gjithashtu zbuloi se ata që përdornin më pak telefonët celularë kishin rrezikshmëri më të vogël se ata që përdorin më shumë telefonët fiks.

FDA-ja këshillon se ata që kanë frikë nga këto rreziqe të mundshme që i kanosen shëndetit të tyre munden ose që ta reduktojnë kohën e përdorimit të aparatit celular ose të përdorin kufje për të zmadhuar distancën e trupit nga telefoni. Nëse përdorni kufje, FDA-ja rekomnadon që të mos mbahet telefoni as në dorë, edhe pse rreziku në këtë rast është më e vogël sesa ta mbash atë afër veshit ose të përdoret një mbajtës apo këllëf i aprovuar nga kompania e prodhimit të aparatit celular.

Si rezultat i udhëzimeve aktuale të testimeve, është e pamundur të dish nëse telefonat që shiten aktualisht e tejkalojnë 1.6 vat/energji për kilogramë edhe kur mbahen brenda një këllëfi. Duke iu referuar paralajmërimeve të manualeve të sigurisë, kompanitë e prodhimit të celularëve janë tërësisht në dijeni të rreziqeve. Paralajmërimi i BlackBerry 9000, për shembull, thotë qartë që përdoruesit duhet të përdorin, “vetëm aparate të shoqëruara me mbajtëse të aprovuara nga kompania Research In Motion”, për t’iu përmbajtur udhëzimeve të përcaktuara nga FCC-ja.

Në një risi të fundit të publikuar në këshilluesin e saj në internet, FCC-ja cilësoi: “Shumë njerëz mendojnë gabimisht se duke përdorur një celular me vlerë më të ulët SAR, ajo ul me doemos ekspozimin e përdoruesit nga emetimi i frekuencave-radio apo është në një farë mënyre më i sigurtë sesa celularët me vlera të larta SAR”.

Postimi vazhdoi duke shpjeguar se çdo telefon celular mund të ketë disa nivele të ndryshme emetimi në konfigurime të ndryshme dhe testimet e FCC-së janë krijuar vetëm për të siguruar se telefonat celularë nuk duhet t’i kalojnë 1.6 vatët për kilogramë të ekspozimit në rastet më të rralla të kushteve maksimale të operimit të aparatit dhe kur ky i fundit është i mbrojtur nga një mbajtëse apo këllëf të aprovuar nga kompania e prodhimit. Postimi në faqen e internetit megjithatë, nuk shpjegon përse testimet e FCC-së nuk arrijnë të shpjegojnë skenarin më të keq dhe të rrezikshëm, por në të njëjtën kohë më të zakonshëm kur përdoruesi e mban telefonin në xhep ose në rastin më të keq në dorë apo në vesh dhe duke përdorur maksimumin e konfigurimeve të tij të ndryshme pa mbajtëse? Mos duhet të shqetësohemi?

No comments :

Post a Comment