Saturday, November 16, 2013

Qeni shpëton foshnjën, e kishin hedhur në park!



Një qen delesh me emrin Xhejd kishte gjetur në një shkurre në Birmingem një foshnjë disa ditësh. Roxher Vildej 68 vjeç, ndërsa po shëtiste nëpër park, të dielën e kaluar, qeni Xhejd në një moment ndalet dhe i drejtohet një shkurreje.

Vildej e kishte thirrur qenin që ta ndiqte, por ai s’e kishte dëgjuar. Kur i ishte afruar pronari, kishte vënë re një qese dhe fillimisht kishte menduar se ishte e mbushur me plehra, por pastaj kishte vënë re se diçka po lëvizte brenda saj.

“Pash se në të diçka lëvizte, kujtova mos kishte brenda kotele, por ndërkohë pash një dorë dhe kokën, e pastaj foshnja nisi të qajë”, tha Vildej.

Ai menjëherë kishte shkuar me vrap në shtëpinë më të afërt, dhe kishte lajmëruar urgjencën, e pastaj ishte kthyer sërish te foshnja. Ambulanca kishte arritur shumë shpejt dhe foshnjën e kishte dorëzuar të gjallë në spital, ku mjekët kishin konstatuar se bëhej fjalë për një foshnje disaditëshe e gjinisë femër.

Mamitë e kishin pagëzuar foshnjën me emrin Xhejd, sipas emrit të qenit që e kishte shpëtuar.

Policia po heton për gjetjen e nënës së foshnjës, kurse Vildej dhe bashkëshortja e tij Ketrin shpresojnë ta shohin foshnjën.


No comments :

Post a Comment