Friday, November 15, 2013

Në Kinë sytë pastrohen me thikë (VIDEO)

Në Kinë, sytë pastrohen me thikë

I ulur në karrige është zoti Peng 55 vjeç, i cili çdo muaj “pastron” sytë e tij te berberi i besuar, Liu Deyuan, 53 vjeç.

Nëpërmjet një thike dhe gërshërëve të punës berberi i pastron sytë në mënyrë të vazhdueshme, pa asnjë problem dhe pa iu dridhur dora.

Edhe pse duket një mënyrë vërtetë e frikshme, kjo është një traditë tipike kineze e cila vazhdon të praktikohet edhe në ditët e sotme.

Kjo mënyrë përdoret për të pastrur shikimin, siç tregon vetë Peng, i cili shton se pas kryerjes së kësaj rutine gjërat shikohen si kurrë më parë.

No comments :

Post a Comment