Friday, November 22, 2013

Bukuroshet e Botërorit Brazil 2014 (Foto)

Tashmë që 32 skuadrat kombëtare pjesëmarrëse në Kupën e Botës janë zyrtarizuar, mediat rozë përqëndrohen te shoqërueset ose bashkëshortet e futbollistëve që do të shikojmë në shkallët e stadiumeve braziliane. Mes bukurosheve në vendin e Sambas nuk do të mungojnë disa nga ikonat e botës së modës, por edhe aktoret, prezantueset dhe femrat e thjeshta të cilat nuk kanë bërë karrierë në ekran.


Irina Shayk
E nisim nga Irina Shayk. E fejuara e Cristiano Ronaldos është një nga femrat më të klikuara në internet, kjo jo vetëm falë lidhjes së saj me portugezin por edhe bukurisë e formave që prezanton herë pas here në spotet promovuese për disa nga shtëpitë më të famshme të modës.

Alena Seredova
Nga Portugalia në Itali. Alena Seredova nuk njihet vetëm si prezantuese dhe modele sepse prej shumë vitesh ajo ka vendosur kurorë edhe me portierin e kombëtares së kaltër, Giggi Buffon. Seredova është një figurë e njohur në shkallët e stadiumeve kur bashkëshorti luan në fushën e blertë dhe më siguri ajo nuk do të heqë dorë nga vesi i saj edhe në Brazil.

Sara Carbonero 
Por nëse Buffon do të ketë mbështetjen e bashkeshortes së tij nga shkallët e stadiumit, Iker Casillas mund të mbështetet te e fejuara e tij nga fusha e lojës. Sara Carbonero, një gazetare mjaft e njohur në Spanjë, ka siguruar kontratën e radhës në televizionin ku punon pasi do të udhëtojë drejt Brazilit kur përveçse do të bëjë profesionin e saj, në kohën e lirë mund të mbështesë edhe gardianin e kombëtares së Spanjës.

Bruna MarquezineNë Brazil tifozët vendas do t’i kenë sytë dhe shpresat te talenti më i madh i Selecaos, Neymar, por jashtë vëmendjes nuk do të mbetet as e dashura e tij, Bruna Marquezine. Pasi goditi në zemër tifozët blaugrana, brunia braziliane pritet të bëjë të njëjtën gjë edhe me bashkëkombasit e saj. Të gjithë shpresojnë që bukuroshja të jetë një muzë inspirimi për magjitë e sulmuesit në fushë dhe Marquezine është gati të japë maksimumin për ta ndihmuar kombëtaren e Scolarit në këtë aspekt.

Bernadien Eillert
Me një profil më të ulët por me bonueset e një bashkëshorteje perfekte do të zbresë në Brazil edhe Bernadien Eillert, bashkëshortja e Arjen Robben. Pak e njohur në Holandë, biondja është arkitektja kryesore e ringritjes së sulmuesit pas dy finaleve të humbura dhe dëmtimeve të njëpasnjëshme. Falë saj Robben ka arritur të gjejë gjithmonë rrugën e suksesit, një formulë mund ta ndihmojë edhe me fanelën e tulipanëve në vitin 2014.

Coleen McLoughlinKemi harruar diçka? Ah po, anglezet e famshme të cilat nuk humbasin rast për t’u fotografuar nga paparacët. E tillë është edhe bashkëshortja e sulmuesit Wayne Rooney, e cila konsiderohet si një nga vajzat simbol të tifogrupit të Wag-seve britanike. Coleen McLoughlin nuk do ta humbiste për asnjë arsye botërorin Brazil 2014 sepse lidhja e saj me sulmuesin nuk mund të kuptohet pa mbështetjen e familjes nga shkallët e stadiumit. Me Coleen dhe fëmijët në tribunë, Rooney vrapon me një marsh më shumë.

No comments :

Post a Comment