Sunday, December 1, 2013

LDK prin në Prishtinë, Pejë, Gjilan e Ferizaj; AKR në Mitrovicë; PDK në Ferizaj, Prizren; AAK në Gjakovë!?

Sipas rezultateve të deritashme të numërimit të votave në shtatë qytetet më të mëdha në Kosovë në garën balotazh të marra nga faqja e KQZ-së, LDK-në prin në tri komuna, PDK në dy, ndërsa AAK dhe AKR në një komunë.

Nga këto të dhëna, deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, kandidati i LDK-së për të parin e Prishtinës, Isa Mustafa, ka marrë 50.15 për qind të votave, ndërsa Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje 49.85 për qind.
Lufti Haziri, kandidat i LDK-së në Gjilan prin me 62,56 për qind, ndërsa Qemal Mustafa i PDK-së ka marrë 37,44 për qind.
Agim Bahtiri i AKR-së prin në Mitrovicë me 54,92 për qind, ndërsa Avni Kastrati i PDK-së me 45,08 për qind.
Ramadan Muja i PDK-së prin në Prizren me 54.43 për qind, ndërsa Eqrem Kryeziu i LDK-së me 45,57 për qind.
Gazmend Muhaxheri i LDK-së prin me 58.3 për qind në Pejë, ndërsa Ali Berisha i AAK-së ka marrë 41,70 për qind
Muharem Svarqa i LDK-së prin në Ferizaj me 51,39 për qind e Agim Aliu i PDK-së ka 48,61 për qind.
Ndërsa në Gjakovë, Pal Lekaj i AAK-LDD sipas rezultateve të deritashme ka marrë 72,58 për qind të votave e Mimoza Kusari-Lila e AKR-së 27,42 për qind.

Klikoni ne reklama per ti pare rezultatet preeliminare...

No comments :

Post a Comment