Friday, November 15, 2013
Thote PO ne parim
Edi Rama u shfaq para publikut. Ai në një fjalim i cili filloi me historinë e 11 shtatorit pranverës Arabe dhe luftës në Siri, konfirmoi se kishte thënë PO, në parim, shkatërrimit të armëve kimike në teritorin e Shqipërisë.
“U kontaktuam drejt për drejtë për të konsideruar në parim në operacionin e shkatërrimit të arsenalit kimik. Përgjigja jonë ishte ajo që imponon historia jonë e këtyre 23 viteve. Detyrimi ynë për të qenë në krah të aleatvë tanë më të madhej, dhe interesit tonë kombëtar dhe marrëdhëniet tonë me ShBA. Në parim jemi të gatshëm por nuk jemi kapacitet të brendshëm për të marrë pjesë. Jithcka që lidhet me transportin ekspertizën”, tha Rama.
“Nuk kemi marrë asnjë angazhim përfundimtar për sjelljen e armëve kimike në Shqipëri. Gatishmëria jonë është në parim”, shtoi ai më tej.
“Shkatërrimi armëve kimike nuk është njejtë si ngrënia e karameleve. Po, kjo është pjesa e vështirë të qenit të angazhuar kundër armiqve të njerëzimit”, tha Rama, duke i quajtur ish qeverinë “derra të kënaqur migjenian”
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
No comments :
Post a Comment