Saturday, November 23, 2013
Talenti i ri i hip hopit që duhet ta dëgjoni (Video)
Skena e hip hopit shqiptar ka kaluar nëpër shumë periudha tranzicionale, me reperë që kaherë janë konsideruar prej më të mirëve në Evropë dhe më gjerë. Por, talentin që ju sjellim më poshtë vetëm koha mund ta ndalë drejt suksesit.
Ever B quhet djaloshi i ri nga Gjilani, i cili ka aftësi të jashtëzakonshme.
Aftësi këto për muzikë, më saktësisht, për hip hop dhe rep, muzikën që sipas shumë njohësve është sinonim i rrugës.
Dhe nëse dikush e ka harruar se repi erdhi nga rruga, këtë nuk e harroi tinejxheri Ever B, i cili direkt nga rruga tregon aftësitë e tij.
Më poshtë ju sjellim videoklipin e tij të parë “All Day All Night”, të cilin e ka punuar ai në muzikë dhe tekst. Pra, ky djalosh është më shumë se i talentuar, i jashtëzakonshëm.
Vëmendjen Ever B e ka tërhequr edhe te një prej reperëve shqiptar.
Reperi nga Peja, Gjiko, është shprehur për Telegrafin se djaloshi ka talent të jashtëzakonshëm dhe se një ditë mund të bëhet prej më të mëdhenjve
Sidoqoftë, sipas Gjikos Ever B është shumë i ri dhe se ka kohë që të zhvillohet, e po ashtu nuk duhet që të jetë nën presionin e kohës, e të devijojë nga rruga e madhe për t’u bërë një prej top reperëve të së ardhmes.
Telegrafi iu ka dhënë gjithmonë hapësirë të rinjve, por Ever B e meriton shumë vëmendjen tuaj, e nëse nuk jeni të bindur nga videoklipi i tij, shikoni performancën e tij ‘freestyle”.
Për të parë videon magjepsëse te Ever B kliko tek reklama.
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
No comments :
Post a Comment