Friday, November 15, 2013

Sonte miqesorja Shqiperi-Bjellorusi


Të gjithë bashkë për një mision të ri. Kombëtarja është gati për testin e parë në epokën De Biasi II, thënë më shqip pas rinovimit të kontratës së trajnerit italian.


Të grumbulluar prej disa ditësh në Turqi aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja kuqezinjtë i kanë dhënë dorë dhe përgatitjeve të fundit.

Seanca e fundit stërvitore i ka hapur dyert edhe mundësisë për të krijuar një ide mbi formacionin fillestar që do të zbresë në fushë kundër bjellorusëve, ku edhe këtë herë De Biasi ashtu siç e ka bërë tashmë zakon, nuk heq dorë nga ndryshimet duke i dhënë një fanellë titullari Lenjanit në mbrojte e Lilës në mesfushë, ndërsa duket se orientohet për të luajtur me një sulmues të vetëm Armando Sadikun, transmeton “Supersport”.


Në këtë grumbullim të parë pas rinovimit të kontratës italiani ka vendosur të bëjë më strikte atë që mund të konsiderohet si rregullore e brendshme e kombëtares për sa i përket rregullave të grumbullimit, respektimit rigoroz të direktivave apo dhe komunikimeve me median.


Miqësorja me Bjellorusinë është testi i parë në misionin e De Biasit për taçuar Shqipërinë drejt fazës finale drejt Evropianit 2016, që për vetë ndryshimin e strukturës së fazës eleminatore kthehet nga një ëndërr në një objektiv real për Shqipërinë e futbollit.


Miqësorja në mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë nis në orën 17:00.

No comments :

Post a Comment