Mbi 600 milion dollarë të shpenzuara vetëm për të plotësuar tekat personale, pavarësisht se popullit të tij i mungojnë elementët kryesorë të jetesës, si ushqimi apo shërbimi shëndetësor.
Kjo është shifra marramendëse e shpenzuar nga Kim Jong-un, sipas një raporti të parlamentit të Koresë së Jugut. Mediat ndërkombëtare, duke cituar raportin e njërit prej komisioneve parlamentare në Seul, thonë se shifra është shpenzuar vetëm në vitin 2013 dhe është dy herë me e madhe se shifra vjetore të shpenzuar nga i ati i Jong-un, Kim Jong-il.
Sipas këtij raporti, diktatori koreano-verior ka shpenzuar këtë shifër për të blerë mjete luksi në Kinë dhe Japoni, si automjete të shtrenjta, kafshë shtëpiake, mobilje me veshje lëkure, orë dhe alkool. Madje përflitet se 25 milion dollarë janë shpenzuar vetëm për blerjen e këtij të fundit.
No comments :
Post a Comment