Saturday, November 23, 2013

Rrokaqielli si ‘Nokia 2600’ (VIDEO)



Më parë është quajtur ‘radio dore, mirëpo ky rrokaqiell duket më shumë si një telefon celular Nokia i vjetër.
Ndërtesa ndodhet në Londër dhe ishte në qendër të vëmendjes vitin e kaluar, pasi reflektimi i diellit nga panelet e saj shkrinte pasqyrat e automjeteve në rrugë.

Ndërsa tani rivjen në media për ngjashmërinë që ka me telefonin celular, raporton Start.

Siç tregohet nga fotografitë e bëra nga një aeroplan pasagjerësh që ka fluturuar mbi Londër këtë javë, ndërtesa duket si një ‘Nokia 2600’, telefoni që ka dalë në treg 10 vjet më parë.

“Duket si një telefon celular gjigant që ndodhet në rrugë”, ka thënë pasagjeri 48-vjeçar, Paul Stephenson, i cili i ka bërë fotografitë nga aeroplani.



Per te pare videon se si duket ky rokaqiell kliko tek reklama.

No comments :

Post a Comment