Thursday, November 14, 2013

Perleshen mes vete,arrestohen nga policia ...



Dy persona janë arrestuar pas një përleshje mes vete, me ç’rast janë përdorur edhe armët, ndërsa nuk ka të lënduar, bëjnë të ditur burime të Kosovapressit.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:00 në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ndërsa shkak i kësaj përleshjeje mësohet të jetë një kontest pronësor.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka arrestuar të dyshuarit, ndërsa janë konfiskuar dy armë, një kallashnikov AK 47 dhe një pushkë gjuetie.
Ngjarjen e ka konfirmuar për Kosovapress zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, por nuk ka dhënë detaje shtesë

No comments :

Post a Comment