Saturday, November 16, 2013
Kapet 1 ton Marihuanë,arrestohen dy skafistët shqiptarë
Një gomone me një ton marijuhan është sekuestruar nga ana e policisë italiane e cila arrestoi dy skafistë shqiptare. Operacioni është realizuar në zonën e Meledugno, në skajin jugor të Puglias. Duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, skafistët udhëtonin pa drita dhe kanë kryer disa manovra për t’u afruar në breg, por u ndaluan nga rojet financiare, që në det.
Në gomone u gjetën 370 kg lëndë narkotike, ndërsa gjatë ditës, nga ujërat përreth vendit të ngjarjes, u nxorrën edhe pako të tjera, me një peshë prej 610 kilogramësh. Përveç marrjes në pyetje të dy shtetasve shqiptarë, 42 dhe 20 vjeç, po punohet për të zbuluar bashkëpunëtorët dhe destinacionin e drogës.
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
No comments :
Post a Comment