Friday, November 15, 2013

Dy të vrarë e dy të plagosur


(E plotësuar) Policia Rajonale e Gjilanit ka lëshuar një komunikatë për media në lidhje me krimin e ndodhur mbrëmë në Gjilan. Sipas policisë, me datën 14.11.2013, në orës 23:55, policia në Gjilan ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Avdulla Tahiri” në hapësirat e hapura të një kompleksi banesor.
“Njësitet patrulluese me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para në vendin e ngjarjes është mësuar se dy persona kanë ndërruar jetë: Asllan Lipovica (1966) dhe Fitim Lipovica (1971), vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku kujdestar, gjersa dy persona tjerë: Fidan Lipovica (1993) si dhe Adison Lipovica (1996) me urgjencë janë transportuar në QKUK në Prishtinë të plagosur, si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri. Të gjithë personat e cekur janë nga Gjilani”, thuhet në komunikatën e policisë.
Njësitet e hetimeve rajonale dhe të Forenzikës dëshmi materiale në vendngjarje kanë gjetur: një armë zjarri/pistoletë, lloji TT, një karikator me tetë fishekë, dy sëpata, tri thika, një palë gërshërë metalike (që përdoren në ndërtimtari) dhe shtatë gëzhoja, që dyshohet se janë të shkrepura nga dy lloj armësh të zjarrit.
Në kuadër të veprimeve të tjera operative, njësi patrulluese janë vënë në kërkim të të dyshuarve F. M. 1962 dhe djalit të tij R. M. 1986, të cilët për momentin ndodhen në arrati.
Operativa rajonale ka njoftuar të gjitha pikat kufitare në lidhje me të dyshuarit të implikuar në këtë ngjarje.
Me vendim të prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar në IML/Prishtinë për ekzaminim të mëtutjeshëm.
Në bazë të informacioneve të grumbulluara nga terreni dyshohet se motivet e këtij incidenti të rëndë të jenë mosmarrëveshjet pronësore që kishin viktimat dhe të dyshuarit.
Në kuadër të veprimeve operative teknike/taktike njësitet e NJHR-së kanë bërë identifikimin e dëshmitarëve okularë dhe janë marrë shumë deklarata që lidhen me rastin.
Në vazhdim me autorizim të prokurorit të shtetit do të zhvillohen procedura të mëtejme hetimore deri në zbardhjen e plotë të gjendjes faktike të këtij incidenti dhe arrestimit të të dyshuarve të implikuar në këtë vepër penale “vrasje e rëndë”./Indeksonline/
----
Ismet Hashani, zëdhënës Rajonal i Policisë në Gjilan, ka konfirmuar për Indeksonline vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Ai tha se, më vonë do të informohen mediat përkitazi me krimin e ndodhur mbrëmë në Gjilan.
Ndërkohë, jo zyrtarisht mësohet se hetuesit policor kanë ngitur pista hetimi në lidhje me një kontest pronësor.
----
Dy persona janë vrarë mbrëmë në Gjilan. Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë deklaruar se vrasja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Abdullah Tahiri”.
Aktualisht nuk ka persona të arrestuar, por autoritetet e rendit kanë identifikuar dy persona të cilët ndodhen në arrati.
Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës janë duke u marrë me hetimin e këtij krimi.

No comments :

Post a Comment