Mijëra vullnetarë, ekipe televizive dhe madje edhe Presidenti amerikan Barak Obama, janë bashkuar që të plotësojnë dëshirën e pesëvjeçarit Miles Scott, i cili vuan nga leukemia. Dëshira e tij ishte të bëhet Batman, përkatësisht Batkid, për vetëm një ditë. Kështu, San Francisko u kthye në Gotham City, shkruan NY Daily News. Lexojeni rrëfimin që preku zemrat jo vetëm të amerikanëve. Më poshtë gjeni edhe linkun e dëshirës së tij, për të cilën Telegrafi ka raportuar më 5 nëntor.
Policia mbylli rrugën kryesore në mënyrë Miles, teksa shpëtonte qytetin, brohoritej nga mijëra qytetarë dhe atë në “çdo vend të krimit
Ai madje është dashur ta “fikë” replikën e bombës plastike, që ta lirojë një grua. Edhe pse nuk ishte lehtë, në fund ia doli, ndërsa publiku e ndiqte me thirrje dhe duartrokitje.
Por, ky nuk ishte fundi. Batkid ia doli të bindë hajdutët që donin të vidhnin një kasafortë në qendër të qytetit, prandaj shefi i qytetit e falënderoi në emër të qytetit.
Mos të harrojmë pesëvjeçari Miles lufton nga leukemia kur ai mbush 18 muaj. Edhe pse ishte në terapi, momentalisht është në remision.
Organizata humanitare Make-a-Wish ia ka plotësuar dëshirën. Ky rast është ndjekur nga të gjitha mediat e botës dhe qytetarët

https://mtc.cdn.vine.co/r/videos/E81AA2316C1013258221756317696_1d9a1243853.3.2_esBqAhpvFS1lbk9JGp41d0lpFP7buq2s8n8BtIRcm239DiCyOPxlsF3o_4WF17WW.mp4?versionId=ql1zLQRFPB.kEGVJdkKjYkT8ywihwpOT
No comments :
Post a Comment